Rrustem Thaqi, kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
25 maj 2026
| 10:57
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka zgjedhur Rrustem Thaqin kryesues të ri.
Në votim kanë marrë pjesë 11 anëtarë, prej tyre gjashtë vota ishin për Thaqin, ndërsa pesë për kundërkandidatin e tij, Besnik Bislimaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sikurse në konkursin e kaluar, në garë ishin dy kandidatët e njëjtë Besnik Bislimaj, gjyqtar nga Gjykata e Apelit dhe Rrustem Thaqi, gjyqtar nga Gjykata Supreme.
Komisioni zgjedhor kishte në përbërje sërish: Ahmet Imamin, Astrit Hotin dhe Bislim Gashin.



