Rrymat e lidershipit serb e rus që fryjnë mbi Ballkan

05 korrik 2019 | 11:14

Shkruan: Prof. Lisen Bashkurti

Vrasja politike e Oliver Ivanoviqit në veri të Kosovës po vihet në objektin e debatin politik dhe mediatik të Serbisë.
Në një shkrim që kam bërë ato ditë për këtë vrasje shpreha opinionin tim se vrasja e Ivanoviqit ishte tipike politike, e stilit të ‘cerna rukes’, me qëllime si ngjarje e Sarajevës në vitin 1914, e cila dogji botën në Luftën e Parë Botërore.
Rikthimi i debatit mbi vrasje Ivanoviqit këto ditë po e lidhë këtë vrasje me presidentin Vuçiq. Shkak po bëhen edhe disa përgjime, sipas të cilave, Vuçiq implikohet në këtë vrasje.
Akuza më e rëndë ka ardhur këto ditë nga kryerepublikani serb, Nikola Sanduloviq mbi presidentin serb, Vuçiq. Nder të tjera, ai thekson; “Unë mund të them se sinqerisht se jam i tmerruar me retorikën e sëmurë të një diktatori ballkanik, një mafiozi të vërtetë në rajon, të një krimineli që përdor të gjitha mjetet për ta mbuluar të vërtetën. Ai gënjen shqiptarët e Kosovës, gënjen BE-në, gënjen ShBA-të se ai është bartës i paqes, e në fakt ai është faktori i vërtetë i destabilizimit dhe pengesë e zgjidhjes përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë”.
Nga kjo deklaratë e hapur del shumë qartë se modelet e lidershipeve ruse e serbe po fryjnë në Ballkanin Perëndimore, duke rritur kërcënimin për paqen, sigurinë dhe demokracinë në këtë pjesë të Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas garës së Austrisë u përhapën zëra se Max Verstappen…