RTK-ja shkarkon kryeredaktorin e portalit, Altin Ahmetin

05 shkurt 2022 | 20:11

RTK-ja ka suspenduar sot nga detyra kryeredaktorin e portalit rtklive.com, Altin Ahmetin.

Sipas burimeve të Indeksonline, vendimi është marrur në mbledhjen e sotme të menaxhmentit të RTK-së.

Deri të ky vendim ka ardhur pasi dje portali i transmetuesit publik ka shpërndarë një lajm të pavarerifkuar e tendencioz.

Një lajm i shpërndarë në disa media dje është vlerësuar si tendencioz ndaj presidentes së vendit, Vjosa Osmanit.

Një sugjerim redaksional i cili nuk është korrigjuar ka bërë që nga Zyra e Presidentes të kërkohet kërkim falje publike për linçimin e bërë ndaj presidentes.

Një gjë e tillë duket t’i ketë kushtuar kryeredaktorit të portalit të RTK-së me vendin e punës.

“RTK i kërkon falje opinionit publik dhe Presidentes së Republikës për publikimin e një lajmi tendecioz në portalin rtklive.com, i cili nuk është lajm i prodhuar nga stafi i RTK-së, por i huazuar nga medie të tjera. Ky lajm i publikuar dje, nuk është në përputhje me standardet profesionale dhe me misionin e RTK-së si transmetues publik. Në mbledhjen e sotme, pos vendimeve të tjera, Menaxhmenti i RTK-së ka miratuar marrjen e masave adekuate disiplinore ndaj përgjegjësve në portalin e RTK-së” thuhet në kërkim faljen e mediumit publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan zhvilloi një pjesë të dytë të mirë për…