Ruanda i ndalon xhamitë në kryeqytet të përdorin autoparlantë

15 mars 2018 | 13:39

Ruanda i ka ndaluar xhamitë në kryeqytetin Kigali të përdorin autoparlantët gjatë lutjeve.

Autoritetet atje kanë thënë se lutjet pesë herë në ditë i kanë shqetësuar banorët e qarkut Niarugenge, ku ndodhet numri më i madh i xhamive.

Muajin e kaluar, rreth 700 kisha janë mbyllur pasi nuk kanë vepruar në përputhje me rregullat e ndërtimit dhe të zhurmës.

Shumica e popullsisë në Ruandë është e krishterë, ndërsa myslimanët përbëjnë rreth 5 për qind të saj.

Qeveria ka thënë se bashkësia myslimane është pajtuar me ndalesën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Procesi për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)…