Ruçi firmos për Gjilanin

14 qershor 2019 | 19:47

Gjilani sot ka arritur të finalizoj marrëveshjen me portierin nga Elbasani, Shkëlzen Ruçi.

26-vjeçari, Shkëlzen Ruçi, në skuadrën e Gjilanit vie nga kampionati i Shqipërisë më konkretisht nga Luftëtari i Gjirokastrës. Më parë portieri i ri i Gjilanit, kishte mbrojtur ngjyrat e Elbasanit dhe Bylisit.

Ruçi në skuadrën e Gjilanit vie pas 3 sezoneve të kaluar në KF Luftëtarin dhe ka firmosur kontratë për dy vitet e ardhëshme, ku do t’i mbroj ngjyrat e ekipit gjilanas.

Krahas Ruçit, bordi drejtues i Gjilanit po punon intezivisht që të ndërtoj një ekip garues, për edicionet e ardhëshme në Superligën e Kosovës në futboll.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Egzon Krasniqi do të vazhdojë të jetë pjesë e…