Rudi Vata: Mavraj të largohet nga Kombëtarja

08 shtator 2019 | 09:18

Rudi Vata ka qenë tejet kritik me përfaqësuesen shqiptare pas ndeshjes. Ai ka thënë se Mërgim Mavarj duhet të largohet nga kombëtarja dhe se Shqipëria e futbollit sot nuk ka asnjë plan.

“Me gjithë respektin për Mavrajn, për gjithçka ka dhënë deri tani, por mendoj se ka ardhur koha të largohet. Nuk ka mundësi që ta ndihmojë më Kombëtaren. Por ne jemi në krizë të madhe.
Jemi në krizë futbolli. Këtu flitet për ëndrra kuqezi tërë kohën, por edhe kjo nuk mund të zgjasë pa fund. Të gjithë kanë ëndrra dhe flenë me ëndrra, por ama zgjohen me plan. Ndërsa ne flemë më ëndrra dhe zgjohemi me ëndrra. Nuk ka kuptim, nuk jemi kurrkund”, ka thënë Vata.

“Duhet të shikojmë kontingjentin e lojtarëve dhe të analizojmë situata. Në ekipin Kombëtar të U-21 ka lojtarë cilësor. Djemtë e rinj duhen afruar. Mbas 1-2 vitesh do të jenë lojtarë të rëndësishëm të Kombëtares. Nëse do të vazhdojmë te teoria që do të marrim rezultatet, nuk do të kemi sukses”, ka shtuar ish-kapiteni i Shqipërisë për RTSH.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publicisti Migjen Kelmendi, i cili iu bashkua Partisë Demokratike të…