Rufki Suma vizitoi bashkatdhetarët në Celano

02 dhjetor 2018 | 16:19

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka vizituar bashkatdhetarët në Celano të Italisë.

Sipas njoftimit të kësaj komune, Suma është pritur ngrohtësisht nga bashkatdhetarët dhe qytetarët e Celanos.

“Ishin shumë raste nga vendasit që për një moment ndalën kryetarin Suma me të cilin dëshironin të shkëmbenin disa fjalë. Dhe komentet e tyre ishin fjalë respekti për vizitën e kryetarit, por mbi të gjitha fjalë respekti për të gjithë bashkatdhetarët tanë që punojnë në Celano me rrethinë. Bashkatdhetarët ishin nga më të ndryshëm, avokatë, mjekë, afaristë, mjeshtër, zyrtarë komunalë e në shumë raste të qytetarëve të Celanos që dëshironin që me pak fjalë t’i dëshmojnë kryetarit për respektin e tyre për vendasit tanë”, ka njoftuar Komuna e Hanit të Elezit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Deçanit ka bërë me dije se nesër (e…