Rukiqi kërkon miratimin e Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike

17 gusht 2020 | 11:45

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, në një konferencë për medie ka kërkuar që sa më shpejt të miratohet Ligji për rimëkëmbjen ekonomike.

Ai ka thënë se ky ligj është shumë i domosdoshëm të miratohet në mënyrë që të rritet efikasiteti për menaxhimin e ekonomisë në këtë kohë pandemie. “Ky ligj mundëson që shumë instrumente të Pakos Emergjente të implementohen më shpejtë. Nevoja është që të kemi masë monetare në treg dhe që nga fillimi i muajit shtator apo tetor të fillojë së zbatuari Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike”, ka deklaruar ai.

Rukiqi ka folur edhe për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, me ç’rast ka thënë se këto mjete do të rrisin qarkullimin.

“Pjesa më e rëndësishme e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike është pjesa e qasjes më të lehtë në kredi, gjë që do t’i jepte frymë bizneseve dhe lehtësim të qasjes në kredi për ndërmarrjet private për të mundësuar investime. 100 milionë euro parashihen te kjo masë”, është shprehur Rukiqi.

Ai tutje ka thënë se Qeveria duhet të shtojë disa masa që lidhen me efiçencen e energjisë, që sipas tij, përveç rimëkëmbjes ekonomike do të ishte hap i mirë edhe për transformim të ekonomisë.

Sipas tij, qeveria duhet të investojë edhe në aspektin arsimor, duke shtuar drejtime të reja që dalin si nevojë pas pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demi Rose nuk është duke i kursyer ndjekësit në rrjetet…