Rukiqi: Mungesa e fuqisë punëtore, shqetësuese

26 korrik 2021 | 11:43

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, gjatë prezantimit të indikatorëve matës me të gjeturat kryesore nga anketimi i bizneseve për tremujorin e parë të vitit 2021, ka thënë se mbetet shqetësuese konkurrenca jolojale dhe mungesa e punëtorëve në këtë kohë.

Sipas tij, të gjithë indikatorët tregojnë se gjendja e bizneseve është përmirësuar pas një viti ballafaqimi me pandeminë Covid-19.

Rukiqi ka thënë se rreth 61 për qind e bizneseve kanë vlerësuar se situata e tyre binzesore në gjashtë muajt e ardhshëm do të përmirësohet. “Si problem në ketë periudhë ka vazhduar të jetë mungesa e porosive. Pra, ka pasur një kërkesë më të ulët për mallra dhe shërbime. Gjithashtu është vërejtur edhe mungesa e mjeteve financiare e bizneseve. Shumë çështje kanë qenë të lidhura drejtpërdrejtë me rrjedhën e parasë. Shqetësuese mbetet konkurrenca jolojale. Tani në sezonin e verës si problematikë te bizneset është mungesa e punëtorëve. Do të thotë shumë kompani ankohen për mungesë të punëtorëve”, ka thënë Rukiqi.

Ai ka bërë thirrje që të trajtohet si problem mungesa e punëtorëve. “Puna është shtuar dukshëm, si rezultat i ardhjes së diasporës. Dhe si rrjedhojë e hapjes së ekonomisë ne duhet si shoqëri ta trajtojmë këtë problem me shumë seriozitet në muajt dhe vitet në vijim. Pra, jo vetëm në kuptim të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar por edhe në mungesë të fuqisë punëtorë në numra”, ka deklaruar Rukiqi.

Ai ka përmendur se në muajin shtator pritet të shtohen aktivitetet në masë më të madhe nga Oda Ekonomike e Kosovës. Rukiqi ka thënë se në fund të muajit shtator do të mbahet edhe një panair me biznese.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetë persona kanë vdekur dhe mbi 40 të tjerë janë…