Një fotografi familjare që të rrëqethë trupin, bërë pak çaste para nisjes nga Gjermania në Kosovë

26 korrik 2021 | 11:40

Dhjetë persona kanë vdekur dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar të dielën pas daljes nga rruga të një autobusi me targa të Kosovës, në autostradën afër Sllavonski Brodit në Kroaci. Në këtë autobus ishin 67 pasagjerë, bashkatdhetarë, të cilët kishin marrë rrugën për të ardhur në vendlindje.

Fadil Halimi ka postuar një fotografi në “Facebook” të dhëndrit të tij, Sevdail Rrustemi, i cili humbi jetën në këtë aksident tragjik.

Këtë fotografi Sevdaili e kishte bërë pak çaste para nisjes nga Gjermania në Kosovë.

“Të dielën e zezë të 25 korrikut 2021, humb jetën tragjikisht dhëndri Sevdail Rrustemi, në aksidentin e Slavonski Brod të Kroacisë. I ndjeri rrugën e vendlindjes e kishte marrë bashkë me motrën time Minushin dhe me 2 djemtë Andin (18) e Arditin (16), me të cilët para 3 muajve kishte bërë bashkimin familjar në Gjermani. Në këtë tragjedi motra me 2 nipërit kanë arritur të mbijetojnë dhe janë jashtë rrezikut për jetën, por duke u hospitalizuar në spitalet e Kroacisë. Kjo fotografi e përbashkët e dhëndrit, motrës dhe e 2 djemve anash është shkrepur pranë autobusit, pak çaste para nisjes për në vendlindje. Ngushëllime për të gjitha familjet e goditura nga tragjedia në Kroaci”, ka shkruar Fadil Halimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Themeluesi i rrjetit gjigand social, Mark Zuckerberg, ka në plan…