Rukiqi: Refuzuam projekte strategjike për energji me argumente të kota

15 gusht 2022 | 14:59

Berat Rukiqi, ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe profesor në Universitetin e Prishtinës, ka thënë se sikur qeveria aktuale e Kosovës të mos refuzonte disa projekte të ofruara për energjinë, situata në këtë sektor do të ishte më e mirë dhe “s’do bëheshim vendi i vetëm në Evropë që fillon reduktimet”, akoma pa filluar dimri.

“Donim të ishim kampion në luftimin e ngrohjes globale, duke refuzuar dhe luftuar çdo projekt të energjisë bazuar në atë çka na e kemi resurs të vetëm me bollëk: thëngjillin. Donim të ishim refuzues te projekteve strategjike, veçanërisht të atyre me gaz, duke kontestuar çdo fizibilitet, me argumente të kota për kostot, çmimet, ambientin dhe pa asnjë analizë. Në fakt kjo bëhej për të ruajtur pavarësinë nga ‘imperializmi’ që synonte të shtrihej përmes gazit (mendësia e të majtës anti-imperialiste). Në kohën e fillimit të krizës energjetike, në vend të gjetjes së zgjidhjes për krizën që dihej që do të zgjaste, synimi ishte tjetër: gjetja e arsyeve dhe zgjidhjeve për nacionalizim të pronave private. Rezultati: vendi i vetëm në Evropë me reduktime të energjisë elektrike, ende pa filluar koha e konsumit ‘peak’ të energjisë elektrike. Edhe pak investime të planifikuara do të stagnojnë. Drejt stagnimit, të sigurt dhe krenar me rritjen ekonomike të vitit 2021”, ka thënë Rukiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë…