Rukiqi: Rimëkëmbja ekonomike, e varur nga vaksinimi ndaj Covidit

15 gusht 2021 | 14:08

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se rimëkëmbja ekonomike nuk mund të ndodhë pa arritjen e imunizimit nga Covid-19.

Ai ka thënë se kohëve të fundit ka rritje të qarkullimit dhe kjo sigurisht do të reflektohet në buxhetin e vendit.

“Nga bisedat me bizneset vërehet që ka rritje të qarkullimit dhe kjo sigurisht do të reflektohet në buxhetin e vendit dhe në gjendjen financiare të kompanive. Jemi në proces të rimëkëmbjes po i referohem rritjes së qarkullimeve të bizneseve këtë vit dhe rritjes së eksporteve dhe të hyrave buxhetore. Mirëpo prapë nuk mund të flasim pa e pasur një përfundim zyrtar të pandemisë Covid-19”, ka thënë Rukiqi për “Ekonomia Online”.

Ai u ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen, pasi sipas tij, nuk ka rimëkëmbje ekonomike pa imunizim.

“Nëse dëshirojmë ta shohim pjesën e rimëkëmbjes dhe të kemi plane afatgjata të zhvillimit këtë nuk mund ta bëjmë pa e pasur një situatë më të mirë të vaksinimit dhe kjo është apel për të gjithë ata që po hezitojnë të vaksinohen sidomos tani kur ka mundësi edhe e zgjedhjes së vaksinës dhe të mos jenë pengmarrës të zhvillimit të vendit”, ka thënë Rukiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur në moshën 75 vjeçare legjenda e Bayern Munchen,…