Vdes legjenda e Gjermanisë, Gerd Muller

15 gusht 2021 | 14:04

Ka vdekur në moshën 75 vjeçare legjenda e Bayern Munchen, Gerd Muller. Njoftimin për vdekjen e tij e dha klubi gjerman.

“‘Bomberi i kombit’, i cili erdhi në FC Bayern në verën e vitit 1964, fitoi një herë Kupën e Botës, tri herë Kupën e Kampionëve Evropian dhe një herë Kupën Evropiane. Ai ishte gjithashtu katër herë kampion i Gjermanisë dhe katër herë fitues i Kupës DFB. Me ekipin kombëtar ai u bë kampion evropian në 1972 dhe kampion bote në 1974, duke shënuar golin e fitores në finalen në Munchen kundër Holandës. Pas karrierës së tij, ai qëndroi me klubin për një kohë të gjatë si trajner për fushën e të rinjve. Ai lë pas gruan e tij Uschi dhe një vajzë”.

Muller gjatë karrierës së tij ka gjithsejtë 566 gola në 607 ndeshje konkurruese për FC Bayern. Ai po ashtu ka vendosur një rekord prej 365 golash në Bundesliga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pyetja më e zakonshme që i parashtrohet kuratorit Edward Bleiberg…