Rukiqi tregon se çfarë përfiton Kosova nga marrëveshja me MCC-në

27 korrik 2022 | 21:46

Nëpërmjet programit kompakt me MCC-në, Kosova do të ketë rezerva të energjisë përmes baterive të kapacitetit të lartë prej 170 megavatësh

Republika e Kosovës pritet të forcojë pavarësinë energjetike dhe të kursejë miliona euro në vit.

Kjo falë marrëveshjes 200 milionë dollarëshe të nënshkruar me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit.

Nëpërmjet programit kompakt me MCC-në, Kosova do të ketë rezerva të energjisë përmes baterive të kapacitetit të lartë prej 170 megavatësh.

Këto bateri do të mundësojnë sigurimin e rezervave prej rreth 347 megavatësh në orë.

“Fiton bazë që Kosova të ketë kalim më të lehtë të furnizimi me energji të ripërtritshme dhe në të njëjtën kohë krijon bazë që të përdoren resurset tjera të energjisë në mënyrë më racionale edhe këto që i kemi pasi që në rrethana që po kalojmë po bëhet e domosdoshme edhe këmbimi i energjisë”, ka thënë Berat Rukiqi nga Qendra për Përkrahje të Investimeve dhe Eksporteve.

Në kuadër të këtij programi, është edhe projekti për Përshpejtimin e Drejtë të Tranzicionit që ka këtë objektiv.

Por, kur pritet të jetësohet marrëveshja mes MCC-së dhe Kosovës?

Programi që konsiderohet si investimi më i madh i Qeverisë amerikane në Kosovë u përshëndet edhe nga opozita në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në SHBA. një 6-vjeçar…