Rumania zgjedh kryeministren e parë grua

17 janar 2018 | 19:24

Viorica Dancila është emëruar kryeministrja e parë grua e Rumanisë, pas dorëheqjes së papritur të Mihai Tudose.

Dancilla, e cila është anëtare e Parlamentit Evropian, cilësohet si mbështetëse e udhëheqësit të partisë qeverisëse, Partia Social Demokrate (PSD), Liviu Dragnea.

Presidenti Klaus Iohannis ka thënë që dëshiron që emërimi i saj të aprovohet shpejtë dhe të formohet qeveria deri më 1 shkurt.

Dancila, 54 vjeçare, është kryeministrja e tretë e Rumanisë brenda tre muajsh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kadri Zeka është gjilanas andaj Gjilani duhet ta nderoj dhe…