Rusët nuk i frikësohen kërcënimeve të Putinit, marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Navalnyt

01 mars 2024 | 12:01

Autoritetet ruse kanë kërkuar që ceremonia e varrimit të opozitarit rus, Alexei Navalny, të kryhet në mënyrë private dhe pa ndonjë tubim të madh.

Navalny ka ndërruar jetë në një qeli ruse në Arktik ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin po fajësohet për vrasjen e tij.

Edhe pse nuk është lejuar të mbahet një ceremoni publike, njerëzit kanë filluar të mblidhen para një kishe në Moskë për t’i dhënë lamtumirën e fundit 47-vjeçarit, shkruan skynews.

Raportohet se shumë forca policore janë dërguar në vendin ku do të fillojë ceremonia e varrimit të kritikut më të madh të Kremlinit.

Kremlini thotë se çdo mbledhje e paligjshme për Navalnyn, do të thotë shkelje e ligjit, raporton skynews.

Zëdhënësi Dmitry Peskov u tha gazetarëve se nuk do të jepte asnjë vlerësim për ish-opozitarin si figurë politike dhe nuk kishte asgjë për t’u thënë të afërmve të tij.

Ndërkohë, kompanitë mortore po refuzojnë bartjen e trupit të pajetë të politikanit pasi kanë marrë kërcënime.

Ndryshe, Navalny vdiq më 16 shkurt në një burg rus, ku po vuante disa dënime në saje të akuzave të sajuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy çmime të arta për dizajne që maksimizojnë përvojat për…