Rusia bombardon Odesën, raportohet për 17 civilë të vrarë

01 korrik 2022 | 08:17

Shërbimet e urgjencës ukrainase njoftuan sot se sulmet me raketa kanë goditur godinat e banimit në rajonin e Odesës në Ukrainë, duke shkaktuar 17 viktima dhe duke lënduar dhjetëra të tjerë.

“Numri i të vdekurve në godinë ka arritur në 17”, tha zëdhënësi i administratës ushtarake të Odessas, Sergei Bratchuk, duke shtuar se raketa u lëshua nga një aeroplan që vinte nga Deti i Zi.

Videoja e sulmit të së premtes tregoi rrënojat e djegura të ndërtesave në Odesa.

Një raketë e dytë që goditi rrethin Bilhorod-Dnistrovskyi të Odesës vrau tre persona, përfshi një fëmijë dhe ka plagosur një person tjetër, sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Raketa e dytë goditi ndërtesat tre dhe katërkatëshe të një qendre rekreacioni, shkroi ministria në “Twitter”.

Sulmi vjen pasi forcat ruse u tërhoqën të enjten nga Ishulli i Gjarprit, një ishull kyç i Detit të Zi, duke lehtësuar potencialisht kërcënimin ndaj qytetit port të Ukrainës, Odesës. Por forcat ruse vazhduan ofensivën e tyre për të rrethuar bastionin e fundit të rezistencës në provincën lindore të Luhansutk.

Sipas deklaratës së një gjenerali ukrainas, Rusia ka goditur 68 objekte civile në gjysmën e dytë të qershorit.

Oleksii Hromov më herët tha se numri i sulmeve me raketa ruse në Ukrainë ishte dyfishuar në dy javët e fundit dhe se Moska po përdorte raketa me saktësi të ulët të epokës sovjetike n më shumë se gjysmën e sulmeve.

Rusia përdori një raketë të epokës sovjetike Kh-22 në sulmin në qendrën tregtare të mbushur me njerëz në qytetin qendror të Kremençuk të hënën, ku u vranë të paktën 18 persona, sipas autoriteteve ukrainase.

Rusia vazhdimisht mohon të ketë shënjestruar civilët./rel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ruja Ignatova, e njohur edhe si “Mbretëresha e zhdukur e…