Rusia kërkon seancë të Këshillit të Sigurimit në 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s, KS e OKB-së del me komunikatë

25 mars 2024 | 12:53

Federata Ruse ka kërkuar seancë dëgjimore në Këshillin e Sigurimit për të folur rreth bombardimeve të NATO-s në 25 vjetorin e fushatës humanitare kundër caqeve ushtarake dhe policore të asokohe regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Rusia ka kërkuar që të futet në agjendë të ditës tema me nëntitullin: “Kërcënimet ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.

“(25 mars), Këshilli i Sigurimit mund të (may) mblidhet për një konferencë nën pikën e rendit të ditës ‘Kërcënimet për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare’. Rusia kërkoi takimin për të shënuar 25-vjetorin e fushatës së bombardimeve ajrore të kryera nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) kundër Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ) gjatë Luftës së Kosovës në vitin 1999. Në kohën e shkrimit, ishte e pasigurt nëse informimi do të zhvillohej siç ishte planifikuar, pasi një ose më shumë anëtarë të Këshillit mund të kërkojnë një votim procedural në përpjekje për të bllokuar mbledhjen. Nëse takimi zhvillohet, ndihmëssekretari i përgjithshëm për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën, Miroslav Jença do të informojë, ndërsa Kosova dhe Serbia ka të ngjarë të marrin pjesë sipas rregullit 39 dhe rregullit 37 të rregullores së përkohshme të procedurës së Këshillit, respektivisht”, është thënë në komunikatën e Këshillit të Sigurimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Astrit Gashi Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani janë dy…