Kujt po i shërben media shqiptare? BDI është garë me VMRO-DPMNE dhe LSDM dhe jo me Albin Kurtin

25 mars 2024 | 12:49

Shkruan: Astrit Gashi

Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani janë dy politikanët më meritor për të gjitha të arriturat Maqedonisë së Veriut. Kjo është një e vërtetë të cilën e dinë të gjithë.
Tash në prag të fushatës elektorale disa njerëz në BDI kanë filluar të shfaqin armiq imagjinarë, si Albin Kurtin dhe opozitën Vlen. E në fakt VMRO-DPMNE dhe aleatet e saj janë kundërshtaret real.

Por si duket BDI-ja ende nuk e ka kaluar krizën kur deputetë, kryetarë komunash, kryetarë degësh e nëndegësh, anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm dhe zyrtarë të tjerë partiakë ngrenë zërin e tyre për një reformë në parti. Këto probleme pësuan me disa largime që si duket e ka goditur subjektin më të madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Ali Ahmeti garën politike e ka me VMRO/DPMNE dhe LSDM/në e cila e shfrytëzoi për arritur qëllimet e veta politike.

E gjithë fushata duhet të përqendrohet që të marrim votat e bashkësive tjera etnike dhe jo ne debate të kota të gazetareve nga Kosova e Shqipëria të cilët nuk e njohin sistemin politik ne vend duke mos ditur dhe gjerat me elementare se ne sa zona zgjedhore ndahet vendi. Të cilët për hire të së vërtetës po i bëjnë anti-fushatë. Plaku e din mirë së armiku i djeshëm nuk behët mik brenda natës.

Debate kundër njëri-tjetrit vetëm sa e përçajnë edhe me shumë votën shqiptare e cila duhet të unifikohet për të dërguar kandidatin shqiptar në raundin e dytë.

Ali Ahmeti ka arritur që të realizojë të përparimin e të drejtave të shqiptarëve si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të cilin sukses i ka rezervuar vetes së tij një vend në librat e historisë për të cilin do të lexojnë brezat që vijnë.

Fronti Europian bëhet me Aleancën për Shqiptarët e udhëhequr nga Zijadin Sela së cilës duhet të i ofrohen 4-5 vende në listën e Frontit Europian. Secila ditë e humbur në formimin e bërthamës së këtij fronti pro Evropës është një humbje për ketë formacion politik që duhet të përkrahet nga të gjithë.

Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut po i bënë një shërbim të mirë BDI-së duke kritikuar gazetarë shqiptarë të cilët për hir të së vërtetës nuk janë dhe nuk kanë qenë asnjëherë përkrahës së vijës së Ali Ahmetit.

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate, njëherësh ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski në secilën paraqitje kritikon ministrat e BDI-së të cilët i akuzon së kanë luajtur futboll në zyrat e tyre. Ani pse Bujar Osmani ishte ministri më i suksesshëm në qeverinë e tij. Prandaj duhet me fakte të demaskohet ky gënjeshtar!

E gjithë fushata duhet të përqendrohet se si të mposhtet blloku anti-europë VMRO – DPMNE-së, në krye me Hristijan Mickoskin dhe aleatët e tyre pro rus të cilët nuk duhet lejuar marrin shumicën parlamentare.

Blloku i të gjitha partive shqiptare në asnjë mënyrë nuk duhet që të bashkëpunojnë dhe të hyjnë në qeveri me partitë antieuropiane!

Votuesit në Maqedoninë e Veriut i kanë dy opsione Europë ose Rusi.
Prandaj e gjithë fushata duhet të bëhet kundër aleatëve të Putinit të cilët duhet luftuar në të gjitha mënyrat.

Voto vlerat, mos mbështet ata që të vrasin lirinë tënde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erjon Bani është zgjedhur zëvendëskryetar i Gjykatës së Posaçme të…