Rusia merr gjysmën e Donbasit. Inteligjenca britanike: Fitore e mundimshme për Moskën në Luhansk

03 qershor 2022 | 11:49

Ministria e Mbrojtjes britanike thotë se Rusia po arrin një sukses taktik në rajonin lindor të Donbasit në Ukrainë, megjithëse me kosto të mëdha.

Inteligjenca britanike në përditësimin e fundit të së premtes bëri me dije se trupat e Moskës kanë marrë pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut, e cila së bashku me atë të Donjeckun formojnë Donbasin, një nga ish-rajonet më të industrializuara të Evropës.

Sipas zyrtarëve britanikë, ka të ngjarë që i gjithë rajoni të bjerë në duart e rusëve.

Të enjten, presidenti Zelenski tha se Rusia tashmë kishte kapur 1/5 e Ukrainës ndërsa futemi në ditën e 100-të të luftës, ose rreth 125 000 kilometra katrorë sipërfaqe, rreth 5 herë më shumë se vendi ynë.

Kievi pretendon se i është rikthyer marrjes së tokave tashmë të pushtuara në rajonin e Khersonit dhe Mikollaivit, duke korrur sukses.

Siç konfirmon edhe inteligjenca britanike e cila nënvizon se Rusia ka humbur forca të konsiderueshme gjatë ofensivës së saj, kryesisht në lindje, zoti Zelenski tha të enjten se mbi 30 000 ushtarë e funksionarë të tjerë të ushtrisë ruse kanë humbur jetën në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusët dhe amerikanët kanë qenë në të njëjtën frekuencë përballë…