Rusia pezullon marrëveshjen e eksportit të grurit me Ukrainën

29 tetor 2022 | 22:16

Agjensia ruse e lajmeve TASS e ka cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes të ketë thënë se sulmet ndaj anijeve në Krime gjatë natës kanë bërë që Rusia të pezullojë pjesëmarrjen në një marrëveshje për eksportin e grurit.

Marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB-ja u nënshkrua në korrik dhe lejonte që dërgesat e grurit ukrainas të eksportoheshin nga portet e bllokuara, shkruan Sky News.

“Duke marrë parasysh aktin terrorist nga regjimi i Kievit me pjesëmarrjen e ekspertëve britanikë kundër anijeve të Flotës së Detit të Zi dhe anijeve civile të përfshira në sigurimin e korridorit të grurit, pala ruse pezullon pjesëmarrjen në zbatimin r marrëveshjeve për eksportin e produkteve bujqësore nga portet e Ukrainës”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Një zëdhënës i OKB-së ka thënë se ata janë në kontakt me autoritetet ruse dhe se të gjitha palët duhet të përmbahen dhe të mos bëjnë asgjë që e rrezikon marrëveshjen.

Ndërkaq, Ministri rus i Bujqësisë, Dmitry Patrushev tha se vetëm 3 për qind e ushqimit të eksportuar sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB-ja kishte shkuar në vendet më të varfra -dhe se Moska synon të furnizojë 500 mijë tonë grurë për këto vende gjatë muajve të ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 146 persona kanë humbur jetën pas një rrëmuje…