Rusia rrezikon përjashtimin edhe nga ‘Tokio 2020’

21 nëntor 2019 | 11:16

Pas pezullimit nga Olimpiada e Rios tri vjet më parë (2016), Rusia mund të përjashtohet edhe në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” që zhvillohen vitin e ardhshëm.

Sipas së përditshmes britanike “The Indipendent”, komiteti ekzekutiv i antidopingut botëror (WADA) do të zhvillojë një takim më 9 dhjetor, ku pritet të miratohet një rezolutë kundër Rusisë.

Më konkretisht, WADA do t’i rekomandojë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar faktin se antidopingu rus ende nuk po bashkëpunon me të, pas skandalit doping që pushtoi këtë vend. WADA kërkon t’i zbulojë materialet e fshehura nga antidopingu rus (Rusada) në lidhje me testet e kryera prej saj me sportistët rusë në periudhën janar 2015-gusht 2016.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Martin Garrix mund të jetë në krye të listave me…