Rusia rrezikon ta humbë organizimin e ndeshjeve të ‘Euro 2020’

26 nëntor 2019 | 19:19

Rusia rrezikon t’i humbë ndeshjet e “Euro 2020” që ishte planifikuar t’i organizojë, pasi Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA) ka rekomanduar që Rusia të pezullohet nga të gjitha ngjarjet sportive për katër vjet.

Rusia mund të pezullohet edhe nga Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm në Tokio pasi ishte përjashtuar nga Lojërat Dimërore të vitit 2018, por edhe nga gara të tjera të mëdha sportive. Komiteti për rishikimin e përputhshmërisë në WADA e publikoi një raport të fundit ku akuzon Agjencisë Ruse të Anti-Dopingut për shkelje të rregullave dhe parregullsi në të dhënat për anti-doping.

Ndër propozimet e bëra në këtë raport është që Rusisë t’i hiqet e drejta e organizimit të ndeshjeve të “Euro 2020”, përveç nëse kjo është praktikisht dhe ligjërisht e pamundur. St. Petersburgu, qyteti i dytë më i madh në Rusi, është planifikuar të jetë nikoqir i disa ndeshjeve të “Euro 2020”, përfshirë njërën çerekfinale dhe disa ndeshje të fazës së grupeve. Komiteti Ekzekutiv i WADA-s do t’i shqyrtojë rekomandimet dhe do ta marrë vendimin përfundimtar në një takim në Paris më 9 dhjetor.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe mbi 600…