Rusia thotë se s’ka nevojë që t’i përdorë armët bërthamore në Ukrainë

16 gusht 2022 | 12:26

Rusia nuk ka nevojë që të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, tha të martën ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, duke i cilësuar “gënjeshtra absolute” spekulimet e medieve se Moska mund të përdorë armë bërthamore ose kimike në konflikt.

“Nga këndvështrimi ushtarak, nuk ka nevojë që të përdoren armë bërthamore në Ukrainë për t’i arritur qëllimet e përcaktuara. Qëllimi kryesor i armëve bërthamore ruse është që të parandalohet sulmi bërthamor”, tha Shoigu gjatë një fjalimi në një konferencë ndërkombëtare të sigurisë në Moskë.

“Mediet po përhapin spekulime për përdorimin e pretenduar të armëve taktike bërthamore në rrjedhën e operacionit special ushtarak ose për gatishmërinë për të përdorur armë bërthamore. Të gjitha këto sulme joformale janë gënjeshtra absolute”, tha ai.

Duke iu referuar traktatit START për kontrollimin e armëve bërthamore amerikane e ruse, Shoigu tha se bisedimet për zgjatjen e afatit të marrëveshjes janë “rrugë dydrejtimëshe” dhe se situata për këtë çështje është e vështirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mimi i naftës ka rënë në nivelin më të ulët…