Rusia vazhdon të mbajë robër lufte 2 500 ukrainas

26 shtator 2022 | 08:58

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, ka pohuar të dielën pasdite se Rusia ka kapur civilë përkrah ushtarëve në mes të luftës në Ukrainë.

Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pretendohet se Moska ka rreth 2500 të burgosur ukrainas.

Ukraina gjithashtu pretendon se Rusia refuzoi të kthejë civilët në shkëmbimin e saj të fundit.

Kievi dhe Moska kanë shkëmbyer të burgosur disa herë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Dhe në rastin më të fundit, më 21 shtator, Rusia liroi 215 ukrainas.

Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit, tha se Ukraina i mori këta të burgosur në këmbim të lirimit të Viktor Medvedchuk.

Medvedchuk, një mik i Vladimir Putinit, tani po jeton në mërgim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paundi ka rënë në një nivel të ulët rekord kundrejt…