Rusia vështirëson hyrjen e gazetarëve të huaj

20 prill 14:15

Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Yevgeny Ivanov, ka thënë se shteti i tij nuk është duke planifikuar që të ndalojë gazetarët e huaj të hyjnë në Rusi, por ka bërë me dije se po i shtrëngohen rregullat e vizave për gazetarët nga “vendet jomiqësore”.

Yevgeny Ivanov i ka thënë parlamentit se kjo ishte në përgjigje të lëvizjeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera për ta bërë më të vështirë për komunitetin e biznesit rus marrjen e vizave.

“Ne jemi përgjigjur duke e bërë më të vështirë për gazetarët nga vendet jomiqësore marrjen e vizave. Ata tani do të marrin vizë me një hyrje dhe do të paguajnë një tarifë më të lartë për vizë”, ka thënë ai.

Rusia është duke u përballur me sanksione të rënda ekonomike që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës që nisi më 24 shkurt, raporton “Rel”.

BE-ja, ShBA dhe shtetet e tjera perëndimore i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë si përgjigje ndaj pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

Rusia vazhdimisht ka shpallur media si dhe gazetarë “agjentë të huaj” duke ua pamundësuar edhe operimin në rusi disave prej tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Evropian ka përsëritur thirrjen për liberalizimin e vizave për…