Sa me fat! E bleu me pak para biletën e shortit, 58-vjeçari fiton shtëpinë 3 milionë paund (FOTO)

12 gusht 2022 | 12:34

Një 58-vjeçar me fat ka fituar një super shtëpi të stilit ‘Grand Designs” me vlerë 3 milionë paund, pasi ka shpenzuar vetëm 25 paund.

58-vjeçari Uttam Parmar është fituesi i fundit i shortit të ‘Omaze Million Pound House”. Tashmë ai ka marrë çelësat e shtëpisë luksoze në Cornish, të cilën e fitoi duke blerë një biletë muajin e kaluar.

Por jo vetëm kaq! Menaxherit nga Ashby-de-la-Zouch, Leicestershire, i janë dhënë gjithashtu edhe 50 mijë paund për ta ndihmuar atë që të transferohet te rezidenca.

“Ne nuk jemi të sigurt nëse do ta japim me qira, do ta shesim apo do të jetojmë në të. Kjo është dilema më e mirë që kemi pasur ndonjëherë. Çfarëdo që të vendosim, është një fitore që ndryshoi jetën e gjithë familjes”, ka thënë 58-vjeçari.

Ndërkohë shtëpia e vlerësuar me 3,000,000 paund, ka katër dhoma gjumi dhe ka një pamje panoramike të grykëderdhjes së Camel dhe më e mira nga të gjitha. “Daily Star” shkruan se është pa hipotekë me të gjitha tarifat e pullës dhe tarifat ligjore të mbuluara.

Sa me fat! E bleu me pak para biletën e shortit, 58-vjeçari fitonSa me fat! E bleu me pak para biletën e shortit, 58-vjeçari fitonSa me fat! E bleu me pak para biletën e shortit, 58-vjeçari fiton

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United është i përkushtuar të mbajë Marcus Rashford në…