Sabahajdin Cena-emër i lartësuar në panteonin kombëtar
?ë ?-???????? ? ??????? ??? ????, ?? ??????? ??? ??????? ?ë??????????, ??????? ???ë? ??? ????ë? ? ????. ??. ?????????? ???ë?.
????? e plotë e kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi ?ë ????????ë ?ë??????????:
?????????? ???? – ??Ë? ? ????Ë???? ?Ë ????????? ????Ë???
Përshëndetje për familjen Cena, bashkëluftëtarët e kolegët e tij, për familjet e dëshmorëve, për organizatat që përfaqësojnë vlerat e luftës çlirimtare, për Rektorin e e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, prof. dr. Mentor Alishani, për të gjithë ju që jeni pjesë e këtij përkujtimi për një personalitet që la gjurmë në kujtesën tonë e që do t’u shërbejnë edhe brezave që vijnë pas nesh.
Të respektuar pjesëmarrës,
U bë një vit nga ndarja me profesor Sabahajdin Cenën, e sot u mblodhëm për të përkujtuar jetën dhe veprën e tij.
Ka njerëz që e gdhendin dhe e latojnë me kujdes e vendosmëri fatin e tyre dhe duke e bërë këtë ndikojnë edhe në jetët e të tjerëve. Të tillët zakonisht konsiderohen pararendës të epokave dhe të atillë që hapin shtigje e ndërtojnë të ardhme. Dhe dihet, se të konsiderohet dikush i këtyre përmasave duhet të bëjë veprime që nuk janë konvencionale e që kalojnë nëpër privime e rreziqe të mëdha. Është e natyrshme që këto ndryshime të mëdha nuk mund të bëhen vetëm nga një individ, por kur rreth një ideje apo ideali të tillë bashkohen dhe shumë të tjerë, pra, bëhen grup, ndërmarrje e organizuar, atëherë ëndrra bëhet realitet i prekshëm. Vetëm atëherë vijnë ndryshimet e mëdha dhe që i japin kuptim jetës së njerëzve.
Lufta e popullit shqiptar nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte ndër aktet më madhore të kombit tonë dhe qenë me fat ata e ato që u ndodhën në vendin e duhur e në kohën e duhur dhe ia bënë shërbimin Atdheut. Njëri ndër këta burra të mëdhenj ishte edhe intelektuali e atdhetari ynë i shquar Prof. dr. Sabahajdin Cena, i cili duke qenë i ndërgjegjshëm për gjendjen e popullit shqiptar nën pushtimin e egër serb, u bashkua me intelektualët e atdhetarët e kohës, duke i dhënë drejtim rezistencës tonë. Ishte e pamjaftueshme për të që të merret vetëm me çështjet akademike, por u bashkua me burra e gra të zgjedhur për të qenë pjesë e një akti madhor të kohës, pajtimit të njerëzve që ishin në gjak apo kishin hasmëri. Ky akt i parapriu përgatitjeve për luftën e armatosur që do të pasonte më vonë. Në këtë mënyrë shqiptarët dëshmuan pjekuri demokratike e vetëdije shtet-formuese, gjë që i vuri në lëvizje qarqet antishqiptare, që gatuanin në kuzhinat e tyre recetat për përgjakjen e shqiptarëve. Duke e hetuar këtë rrezik, Profesor Cena dhe bashkëmendimtarët e tij u vunë në hulumtim të alternativës së rezistencës aktive – të armatosur. Ndërkohë që shoqërohej me ideologun e çështjes shqiptare profesorin Ukshin Hoti, e kristalizoi pikëpamjen se rruga më e mirë kah liria do të jetë lufta e armatosur. Dhe me të vërtetë u bë intelektuali i vetëm me titullin më të lartë akademik që u bashkua me UÇK-në.
Prania e një kalibri të tillë intelektuali në radhët e UÇK-së do ta dobësojë luftën speciale të Serbisë se, në UÇK ka vetëm bujq e barinj dhe njerëz pa të ardhme, edhe pse të luftosh për atdhe është detyrim i të gjithëve pa përjashtim, pavarësisht gjendjes socio-ekonomike dhe pozitës në shoqëri, nivelit të arsimimit, gjinive dhe rajoneve etj. Gradimi i tij në drejtor të Drejtorisë publike – civile do të ndikojë në strukturimin e Zonës Operative të Pashtrikut në një formacion me hierarki e komandë të konsoliduar ushtarake. Pra, roli dhe kontributi i Sabahajdin Cenës do të jetë shumë domethënës në tërë këtë ndërmarrje të madhe çlirimtare të popullit tonë.
Kontributin në luftë të armatosur do ta vazhdojë me mbledhjen dhe publikimin e bëmave të dëshmorëve dhe do ta lartësojë luftën e UÇK-së në përmasat e një legjende me heronj që i vunë jetët e tyre në themelet e lirisë tonë. Ky kontribut i madh intelektual do ta bëjë të veçantë në sytë, mendjet dhe zemrat e shqiptarëve, sepse kronikat e tij të shkruara “nëpër stuhi” do ta përjetësojnë lavdinë e luftëtarëve të lirisë dhe do ta trajtojë luftën tonë në dimensione shkencore. Profesor Cena i tillë ishte, shkencëtar i dëshmuar në punën me disiplinë e përkushtim të jashtëzakonshëm.
Publikimet e librave monografik dhe shkrimet e shumta publicistike kanë dëshmuar nivel akademik dhe ky nivel e ka diferencuar Profesorin nga shumë të tjerë. Ky rrugëtim atdhetar dhe kjo trashëgimi e pasur kombëtare që na la ky njeri, është edhe harta jonë e qëndresës, e rënieve e humbjeve të mëdha, por edhe e fitoreve të mëdha. Ai e latonte fjalën me kujdes dhe me pasurinë e begatinë intelektuale i thuri vargje e himne luftës tonë, duke e përshkruar këtë qëndresë si heroike, ndërsa protagonistët e kësaj lufte si titanë të kohëve moderne. Këto krahasime nuk ishin aspak të hiperbolizuara, sepse raporti i forcave tona me armikun ishte pa-krahasimisht domethënës dhe që ndikonte në fushëbeteja. Trimat që binin në këto përballje nuk mund të ishin ndryshe vetëm se heronj e titanë, ngase me pak armë e me shumë vullnet, e bënë të pamundurën të mundur. Roli historik i Sabahajdin Cenës ishte që këtë luftë të madhe ta përjetësojë në libra dhe këtë mision ai e përmbushi mirë. Iku në kohën kur prej tij priteshin fruta të tjera të ëmbla dhe perla letrare e dokumentare, sepse kishte parë e përjetuar shumëçka dhe se pas pensionimit ishte koha që këto t’i hidhte në letër e të na i linte si pasuri kombëtare.
Bëri aq sa mundi dhe aq sa pati mbështetje shoqërore e institucionale dhe ne jemi të kënaqur që në këtë mision të tij arritëm ta ndihmojmë me mundësi modeste. Presim që në të ardhmen të kemi në duar edhe libra të tjerë të tij, siç është edhe tema e doktoratës, që është një punim me rëndësi shkencore e akademike, si dhe vëllimin e katërt të “Konikë nëpër stuhi” që e la në dorëshkrim. Besojmë se arkivi i tij është dukshëm më i pasur dhe nuk do të mbeten gjatë të pa-publikuara. Emri i Prof. dr. Sabahajdin Cenës duhet të institucionalizohet dhe rrugë e institucione duhet të mbajnë emrin e tij, qoftë në nivel lokal apo edhe në nivel shteti e kombi. Personaliteti i këtillë nuk i përket një komune apo krahine, por ai është pasuri kombëtare dhe i përket mbarë kombit.
Prandaj figura e tij është lartësuar dhe shkëlqen në panteonin kombëtar. Në përvjetorin e parë të vdekjes së tij dhe në përvjetorët tjerë, besojmë se do të ketë qasje meritore për këtë personalitet të rëndësishëm dhe se brezat e ardhëm do të krenohen me luftën dhe punën e madhe të Profesor Sabahajdin Cenës dhe brezit të tij të intelektualëve e luftëtarëve të lirisë.
Nderim e respekt për profesorin Sabahajdin Cena!
Lavdi dhe nderime, përjetë!
Rahovec, 13 janar 2024
Smajl Latifi



