 
                    Sabri Fejzullahu uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit
                13 prill 2021
                |  11:24
            
        Këtë të martë ka filluar muaji i Ramazanit teksa shumë fytyra publike kanë hyrë në rrjete sociale për të uruar fillimin e këtij muaji të shenjtë.
Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, ka uruar ndjekësit e tij përmes një fotografie të postuar nw “Instastory”, duke ju uruar agjërim të lehtë atyre.
“Mirë se erdhe muaj i shenjtë i mirësisë, i solidaritetit, i tolerancës, i ndihmesës. Me zemër urime e Zoti ju lehtësoftë ditët e agjërimit”, ka shkruar Fejzullahu.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        