Komisioneri Varhelyi uron Kurtin, rithekson mbështetjen e BE-së për Kosovën

13 prill 2021 | 11:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga Oliver Varhelyi, komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim.

Komisioneri Varhelyi ka uruar kryeministrin Kurti për formimin e qeverisë së re dhe i ka dëshiruar suksese në detyrën e Kryeministrit të Kosovës. “Në zgjedhjet e shkurtit, populli i Kosovës ju dha një mandat të fortë për reforma në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe për promovimin e zhvillimit socio-ekonomik, si edhe orientimit drejt një ekonomie më të gjelbër. Bashkimi Evropian është i gatshëm t’ju mbështesë në këtë drejtim”, ka shkruar Varhelyi.

Në vazhdim të letër urimit, komisioneri i BE-së ka thënë se kthimi i perspektivës evropiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj gjithashtu kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga BE-ja, dhe normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë.

Më tej, ai ka thënë se luftimi i pandemisë mbetet prioritet kryesor: “Luftimi i pandemisë së koronavirusit dhe pasojave të saj socio-ekonomike do të mbetet një prioritet kryesor për të ardhmen e parashikueshme. BE-ja tashmë ka siguruar ndihmë thelbësore dhe do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës gjatë kësaj kohe sfiduese”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i “Home Alone”, Macaulay Culkin është bërë baba për…