Sabrina Fiore e lumtur për Kupën dhe çmimin MVP

30 prill 2024 | 13:11

Sabrina Fiore ishte prej lojtareve më të mira të Ferizajt në turneun final të Kupës së Kosovës në hendboll.

Hendbollistja nga Paraguai u shpall lojtarja më e vlefshme (MVP). Çmimin e vlefshëm ia dorëzoi zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani.

Fiore u shqua në të dy ndeshjet në palestrën “Karagaçi” në Pejë, në gjysmëfinale ndaj Samadrexhës dhe në finale ndaj Istogut.

“Jemi shumë të lumtura me rezultatin. Kemi kaluar shumë vështirësi për të arritur ku arritëm. Ne punojmë dhe ushtrojmë shumë për ta dërguar emrin e klubit sa më lartë dhe së bashku tregojmë se sa potencial kemi. Kemi grup të balancuar që ka shumë dëshirë për fitore. Jam po ashtu shumë e lumtur me çmimin MVP. Është rezultat i angazhimit të madh dhe dedikimit të përditshëm. Jemi shumë të lumtura që sollëm Kupën në Ferizaj dhe të motivuara për të vazhduar me shumë punë për pjesën e mbetur të stinorit”, ka thënë Sabrina Fiore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muzika e Ligës së Kampionëve “zgjon” gjithnjë një “gjigant si…