Sadik Halitjaha thotë se në Zonën e Budakovës nuk pati gjykata ushtarake dhe as objekte ndalimi

05 dhjetor 2023 | 13:29

Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari Sadik Halitjaha tha se nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë gjykatë ushtarake dhe as ndonjë objekt ndalimi në Zonën e Budakovës gjatë viteve 1998 dhe 1999.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gjyqtarit, Guenawl Mettraux dëshmitari Sadik Halitjaha tha se nuk është në dijeni që kanë ekzistuar këto gjykata mirëpo është i bindur që nuk ka pasur pasi edhe sot pas më shumë se 20 vitesh nuk ka gjykata të tilla.

I pyetur se a ka ekzistuar ndonjë objekt ndalimi afër shtëpisë së një personi me emrin Lumi Palushi, dëshmitari tha se ka pasur vetëm ambulantë spitalore.

“Ka pas ambulantë mjekësore, shtëpi ndalimi nuk ka pas”, tha dëshmitari Halitjaha.

Halitjaha tha se as ai vetë nuk ka dhënë ndonjë urdhër arrestim për ndonjë ushtar.

Pas kësaj, gjyqtari Mettraux ka përfunduar pyetjet për këtë dëshmitar dhe me kundër pyetje ka vazhduar mbrojtja e Kadri Veselit përmes avokatit Ben Emmerson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pajtim Kasami po kalon nëpër një periudhë të mirë në…