SADIKU ISHTE BURR I BESËS DHE TRIM

27 dhjetor 2020 | 13:11


Ismet Sylejmani

Ndahet nga jeta ushtari e luftëtari i UÇK-së Sadik Qerimi-Zhegovci!

Ndjeva dhembje të madhe dhe mendja më shkoi në kohën e luftës, atëherë kur e njoha për herë të parë këtë burrë të urtë e trim, besnik e të vendosur!

Kosova u çlirua dhe Serbia pushtuese u largua nga Kosova!

Kosova u bë e lirë ashtu si e endrronim në malet e Zhegovcit, të Dubovëve, të Gadishit, të Kishnapoles, të Sllakovcit, të Sërpkave, të Plitkoviqit e pjeseve tjera në ato male ku ti me shoqëroje se e njihje terenin me pëllembë dhe lëviznim bashkë edhe me ushtarë të tjerë!

Ti ke luajtur rol të rëndësisëm në përgaditjen e vendosjes të Selisë së Shtabit të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, në Lagjen Serpka të Kishnapoles!

Ti ke mundur të bije në frontin e luftës së Betejes së Zhegovcit e në raste të tjera nga pritat serbe, e të ishe i pavdekshëm e i varrosur si Deshmorë Kombi!

Kjo vdekje në rrethana pandemie të covid-19, nuk e ulë madheshtine e figurës Tende, sepse Ti ishe i gatshëm në çdo çast të merrje persipër çdo aksion e të zbatoje çdo urdhër të Shtabit!

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për lirinë dhe çlirimin e të cilës hodhe kashnallikovin në krah dhe dole maleve në luftë për liri!

Lamtumirë bashkëluftëtari im, lamtumirë Sadik Zhegovci!

Familjes, shokëve dhe miqve, ju shpreh ngushllimet e thella dhe ndaj dhembjen me Juve!

Prishtinë, 27 Dhjetor 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e veprimtarit të rëndësishëm politik dhe atdhetarit shqiptar të…