Sadiku propozon platformë dixhitale për procesin e vaksinimit

28 mars 2021 | 22:30

Inxhinieri Ermal Sadiku i ka propozuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia krijimin e një platforme dixhitale pas arritjes së vaksinave të para në Kosovë.

Sadiku përmes një postimi në “Facebook”, shkroi se kjo platformë do ta rriste besimin e qytetarëve ndaj insitucioneve që bëjnë vaksinimin dhe ndaj vet vaksinimit si proces.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

I dashur Minister Vitia,

Se shpejti ne Kosove do te duhet te vaksinohen mbi 1 milion banore. Do te duhet percjellje e te vaksinuarve, importi dhe perdorimi i vaksinave, utilizmi i vaksinave, kamapnja dixhitale per vaksinim, e-regjister i imunizimit, kartela dixhitale te vaksinimit etj etj.

Te gjitha keto do ta lehtesonin punen tuaj, transparencen, sigurine. Do ta rrisin besimin e qytetarit ndaj insitucioneve qe bejne vaksinimin dhe ndaj vet vaksinimit si proces.

Mund ta bejme komplet kete platforme dixhitale, per shtetin e Kosoves PA PAGESE. Besoj edhe kompanite e tjera do te ndihmojne.

Na lejo ta ndihmojme kete vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet…