Sahatqija: LDK-ja do ta rikthejë votën

04 maj 2021 | 15:50

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin ende nuk e ka bërë me dije programin qeverisës. Për shkak të kësaj, qeveria është duke u kritikuar, sidomos nga opozita.

Pa u kritikuar nuk ka kaluar as paraqitja e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla.

Këto kritika i ka adresuar anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Teuta Sahatqija.

Sahatqija në një intervistë për “Kosovapess” ka thënë se marrëveshja e Uashingtonit më 4 shtator të vitit të kaluar ka riaktualizuar Kosovën në skenën botërore.

Më tutje, ajo është shprehur se qeveria Kurti duhet të synojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Interpol, UNESCO, etj..

Sa i përket programit qeverisës të Qeverisë Kurti, Sahatqija ka thënë se LDK-ja është në pritje dhe më pas do të fillojnë ta tregojnë opozitarizmin.

Zyrtarja e LDK-së ka folur edhe për zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen sivjet. Me këtë rast, Sahatqija ka thënë se LDK-ja do ta rikthej votën.

“LDK-ja ka pas prononcim përmes kryetarit të saj, Lumir Abvdixhiku, i cili në prononcimin e tij ka thënë se kjo qeveri ende nuk ka filluar të funksionoj dhe gati një muaj që ka kaluar dhe ne ende nuk kemi program qeverisës dhe nuk kemi prononcim prej kryeministrit për asnjërën prej çështjeve. Dhe mendoj që kjo nisje me kaq neglizhencë është një tregues i mirë i qeverisjes. Por, sa i përket kësaj, LDK është në pritje. Do t’i japim më shumë kohë qeverisë që të fillojë të tregojë dhe opozitarizimin tonë, atëherë do ta fuqizojmë edhe më tepër”, tha Sahatqija.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav…