Sahit Jashari varroset sot në Prekaz në 16.00
12 qershor 2026
| 08:40
Me rastin e ndarjes nga jeta të komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari, komuna e Skenderajt njofton se ceremonia e varrimit të tij do të mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.
Këto janë aktivitetet që do të organizohen nga komuna e Skenderajt dhe familja Jashari:
Homazh pranë arkivolit:
Data: 12 qershor 2026
Ora: 11:30-14:00
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj
Mbledhja komemorative:
Data: 12 qershor 2026
Ora: 14:00
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj
Varrimi i të ndjerit:
Data: 12 qershor 2026
Ora: 16:00
Vendi: Varrezat e lagjes Jashari, Prekaz
E pamja e familjes Jashari:
Data: 13 dhe 14 qershor 2026, nga ora 08:00 -16:00.
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj /EPOKA E RE/



