Sakrifica e dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së do të na shërbejë si udhërrëfyes për forcimin e shtetit

30 dhjetor 2022 | 13:37

Në Ditën e Veteranit të UÇK-së, presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se kujton me respekt vajzat dhe djemtë e UÇK-së, të cilët e kanë bërë të mundshme lirinë tonë.

“Në Ditën e Veteranit të UÇK-së, kujtojmë me respekt të gjithë ata djem e vajza të Ushtrisë sonë Çlirimtare, të cilët e bën të mundshme lirinë tonë. Sot kujtojmë edhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari me familje, i cili më 30 dhjetor të vitit 1991 pati betejën e parë me forcat e regjimit gjenocidal serb, duke shënuar fillet e rezistencës së armatosur dhe njëherit paralajmërimin e lirisë sonë. Sakrifica e dëshmorëve dhe e veteranëve të UÇK-së do të na shërbejë si udhërrëfyes për forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e lirisë së fituar me mund!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Haveit” është një grup i përbërë prej 4 vajzash kosovare,…