Salah: Mund të fitojmë diçka në këtë sezon

15 tetor 2021 | 12:36

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah mendon se ata janë të aftë të fitojnë diçka këtë sezon.

Salah është duke u përqendruar në sigurimin që skuadra e Jurgen Klopp të mbajë ritmin me Chelsean dhe Manchester Cityn në krye të tabelës, pas një fillimi të pamposhtur të sezonit.

“Unë jam i lumtur për sa kohë që ekipi vazhdon të fitojë. Po përpiqem të ndihmoj gjithmonë, të shënoj gola dhe ta bëj ekipin të fitojë ndeshje – kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne duhet të japim maksimumin gjithmonë për të fituar diçka dhe mendoj se ne kemi cilësinë për këtë”, ka thënë Salah.

“Ne kemi një ekip të madh, kështu që ne duhet ta çojmë veten në kufi dhe të përpiqemi të fitojmë diçka. Jam i sigurt se të gjithë mendojnë njësoj. Kjo është ajo që na nevojitet, vetëm për të mbajtur në kokën tonë që të përfundojmë sezonin duke fituar diçka”, ka deklaruar Salah.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ende pa e marrë veten nga tronditja që i ka…