Salah: Një ditë mund të largohem nga Liverpooli

22 prill 11:48

Liverpooli po zhvillon një sezon fantastik, janë vetëm 2 pikë larg Manchester Cityt në Premier Ligë, në garë me kohë të plotë për titullin në Angli, në të njëjtën kohë janë në finalen e FA Cup dhe në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Jashtë fushe, jo gjithçka është kaq e “kopsitur”, në shtëpinë e “The Reds” qëndron e hapur “çështja” Salah.

Sulmuesi ka një kontratë deri në 2023 por ende nuk ka pranuar rinovimin, në lidhje me këtë temë ka folur dhe vetë sulmuesi. “Nuk e di ende, kam akoma një vit kontratë. Mendoj se tifozët e dinë se çfarë dua, por nuk është vetëm çështje parash. Nuk e di se çfarë të them, nuk e di saktësisht”, u shpreh Salah.

“Ky klub do të thotë shumë për mua, jam argëtuar shumë këtu, në të njëjtën kohë kam dhënë gjithçka për Liverpoolin, këtë besoj e kanë parë të gjithë. Kam përjetuar emocione të mëdha, kam fituar shumë trofe, ekipor dhe individual. Liverpooli për mua është si një familje. Herët apo vonë, një ditë mund dhe të largohem, do të jetë shumë trishtuese pasi tifozët këtu 2 apo 3 herë këndojnë këngën time”, ka shtuar Salah.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj…