Salahi paralajmëron fitore ndaj Unitedit

22 shkurt 2019 | 11:52

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka paralajmëruar se synim i “Reds” është fitorja në derbin ndaj Manchester United.

“Unitedi është i pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit në ligë, është në rrugë të mirë dhe dëshiron të fitojë ndaj nesh. Ata kanë lojtarë të mirë, madje edhe para se të fitonin 10 nga 11 ndeshjet e zhvilluara, kanë pasur lojtarë të mirë që nga fillimi i sezonit. Kanë ekip të mirë dhe tani po fitojnë në vazhdimësi, prandaj kanë besim, por në fund të ditës ne duam ta fitojmë ndeshjen. Ndaj kujtdo që luajmë, ne duam ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë Salah.

Derbi në mes Manchester United dhe Liverpoolit zhvillohet të dielën nga ora 15:05.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo mund të jetë e shkëlqyer në skenë, por këtë…