Salahi vazhdon ta mahnitë botën

07 maj 2018 | 11:52

Ai është kthyer në një prej kandidatëve potencialë për ta fituar “Topin e Artë” këtë sezon, por kjo gjë nuk e ka ndaluar aspak Mohamed Salah të vazhdojë me veprimet e tij humanitare.

Sulmuesi i Liverpoolit është kthyer në një njeri jashtëzakonisht të dashur në Egjipt. Së fundi, ai ka pagur 450 mijë dollarë për të ndërtuar një fabrikë për pastrimin e ujit në fshatin e tij të lindjes Nagrig, e cila do të përdoret për furnizimin e përhershëm të fshatit dhe të gjithë rajonit me ujë të pijshëm. Dashuria e egjiptianëve ndaj Salahit është treguar edhe në zgjedhjet e fundit, teksa edhe pse nuk ishte fare në listë, ai arriti të merrte gati një milion vota.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Nexhmije Pagarushën me…