Sali Berisha: Ramush Haradinaj i ka bërë një shërbim shumë të madh Kosovës

23 maj 2019 | 23:36

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në “Opinion” në TV Klan, ka folur edhe për situatën politike në Kosovë.

Berisha ka folur edhe për marrëdheniet e Ramës me Haradinajn, ku për këtë fundit ka thënë se i ka bërë një shërbim shumë të madh Kosovës.

“Edi Rama është anti-shqiptari më i madh pas zografit. S’kam asnjë lidhje me Haradinaj. Ramush Haradinaj mban qëndrimin e tij për vendin e tij, i ka bërë një shërbim shumë të madh Kosovës, se shpëtoi. Shanse nuk ka më. Ditë më të zezë se sa të shkojnë tre zyrtarë të lartë shqiptarë në Berlin për të shitur trojet shqiptare nuk ka”, ka thënë Sali Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka uruar Feronikelin për titullin…