Sali Bislimi takohet me presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Ueli Maurer

03 maj 2019 | 15:36

Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, është takuar me presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Ueli Maurer.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka treguar për takimin që ka pasur me presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Ueli Maurer, me të cilin ka biseduar me për marrëdhëniet Kosovë-Zvicër.

Sali Bislimi ka thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve tona meritojnë ngritje dhe afërsi vëllazërore.

Postimi i plotë i Sali Bislimit:

Sot një takim shumë simpatike dhe miqësore me presidentin e Zvicrës z. Ueli Maurer.
Një rezyme mbi historikun e popullit të Kosovës, komunitetin tonë këtu, shqiptarët në mbrojtje të vlerave perëndimore u sakrifikuan më së shumti në histori, kishim dy vende okupatore që na hendikepuan.
Marrëdhëniet mes dy vendeve tona meritojnë ngritje dhe afërsi vëllazërore.
Të mirat e dy vendeve tona i ndajmë së bashku.
U dakorduam edhe për një takim të radhës.
Respekt për Zvicrën, atdheun tonë të dytë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka përkujtuar disa…