Salihamidziq: Bayerni nuk jemi të interesuar për Kane

04 gusht 2022 | 15:29

Drejtori sportiv i Bayern Munchen, Hasan Salihamidziq ka bërë të qartë se sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane nuk është në listën e dëshirave të skuadrës bavareze.

Pas largimit të Robert Lewandowskit te Barcelonë, sulmuesi anglez u sugjerua të transferohej në Bayern për të mbushur vendin vakant të lënë nga polaku. Megjithatë, nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete nga Gjermania dhe tani Salihamidziq ka shuar të gjitha dyshimet në lidhje me interesimin e Bayernit për Kane. Kontrata e Kane me Tottenham përfundon në verën e vitit 2024 dhe sulmuesi i rrezikshëm nuk ka rinovuar me klubin londinez.

Megjithatë, Bayern ende nuk do ta ndjekë sulmuesin pasi ata po përpiqen të ndjekin hapat e Manchester Cityt dhe Liverpool të cilët zakonisht luajnë pa një numër 9 tipik.

“Këto janë thashetheme. Tani për tani ne po shkojmë në një rrugë tjetër. Manchester City dhe Liverpool kanë qenë të suksesshëm për vite të tëra pa një sulmues me numër nëntë”, ka thënë fillimisht Salihamdziq për “Suddeutsche Zeitung”.

Kampionët në fuqi të Bundesligës u detyruan të linin Lewandowskin të largohet pasi reprezentuesi polak kërkoi një largim nga “Allianz Arena”, por Salihamidziq beson se ata kanë mjaft përforcime sulmuese për të mbushur boshllëkun e tij. Ata morën Sadio Manen nga Liverpooli për një çmim të volitshëm prej 33.5 milionë eurosh dhe gjithashtu kanë lidhur Serge Gnabry me një zgjatje të kontratës. “Ne mund të zëvendësojmë katër lojtarë të pothuajse të njëjtit kualitet për katër pozicione. Kaq shumë cilësi sulmuese janë të rralla në Evropë. Tani është detyra e trajnerit dhe ekipit të tij që ta moderojnë atë”, ka shtuar Salihamidziq.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylie Jenner zotëron një nga kompanitë më të njohura kozmetike…