“Sallahu Sh.P.K”: Nuk kemi asnjë dënim, jemi plotësisht të përgjegjshëm

22 tetor 2023 | 14:12

Kompania “Sallahu”, SH.P.K me seli në Kaçanik, pas vendimit të Gjykates Komerciale për pezullimin e punimeve në rrugën “A”, të kryeqytetit, ka sqaruar opinionin publik përmes njoftimit për medie ne lidhje me parregullsitë sipas gjykatës.

“Sallahu” me pronar Lulzim Sallahun bënë me dije opinionin se sipas Certifikatës së lëshuar nga Gjykata kompetente, nuk ka asnjë dënim dhe është plotësisht i përgjegjshëm sipas Ligjit të Prokurimit Publik, dhe këtë fakt operatorit ekonomik e dëshmon me dokumentin e leshuar nga vet gjukata kopetente.

Sqarimi i plotë i “Sallahu” Sh.P.K:

Kompania “Sallahu” SH.P.K – me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, lëshon këtë Reagim/Njoftim sqarues lidhur me publikimet në media të Vendimit të  Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale nr.KA 181/23 për të pezulluar zbatimin e Vendimit të ligjshëm të OSHP-së nr. 144 /23, rrjedhimisht për të pezulluar ndërtimin dhe punimet të cilat po zhvilloheshin me dinamikën më të madhe, në projektin më të madh ndonjëherë  të Kryeqytetit të Kosovës.

Duke qenë se jemi kontraktor në projektin “Ndërtimi i rrugës A – pjesa e parë”, me këtë rast, shprehim shqetësimin tonë lidhur me lakimin e emrit të Kompanisë sonë sa i përket dënimit të Pronarit nga gjykata.

Prandaj ju bëjmë me dije se OE “Sallahu Shpk” me pronar Lulzim Sallahu, sipas Certifikatës së lëshuar nga Gjykata kompetente, nuk ka asnjë dënim dhe është plotësisht i përgjegjshëm sipas Ligjit të Prokurimit Publik, fakt ky qe dëshmohet me dokumentin si më poshtë:

Nga faktet e prezantuara, shprehim shqetësimin tonë lidhur me zbatimin e gabuar të dispozitave materiale dhe procedurale, si dhe tejkalimit të kompetencave në procesin e vendimmarrjes lidhur me rastin në fjalë, pasi që në Arsyetimin e Aktvendimit shohim se Gjyqtarja Vlora Pacolli – Rexhepi, i  ka falur besimin provave dhe  të dhënave të pa vërteta – të rrejshme , dhe të paqëndrueshme të një pale të cilës i ka humbur legjitimiteti , duke paraqitur kështu një gjendje inekzistente.

Duhet theksuar se këto veprime e dëmtojnë rëndë besimin në funskionim të ligjit dhe kredibilitetin e sistemit gjyqësor si institucion i pavarur, profesional dhe i pa anshëm.

Potencojmë që procedura e këtij aktiviteti të prokurimit, që nga inicimi e deri në përfundimin e saj është zhvilluar në përputhje me parimet dhe dispozitat ligjore që i referohen Prokurimit Publik ne Kosovë, dhe se tenderi në fjalë i eshte nënshtruar dy komisioneve profesionale vleresuese në të cilat kemi dalur si OE i përgjegjshëm, dhe mbi bazën e përgjegjshmërisë edhe jemi rekomanduar me Kontratë.

Prandaj, konsiderojmë se grupet e interesit, në pamundësi që të i realizojnë qëllimet e tyre, në vazhdimësi kanë ndërmarrë veprime të pa përgjegjshme dhe propaganduese në forma dhe mënyra të ndryshme, pikërisht lidhur me Aktvendimin e publikuar të dt 17.10.2023, ku si palë me interes para disa dite ju kemi drejtuar  Këshillit Gjyqësor dhe Gjykatës Komerciale që të sigurojnë pavarësinë, mosdiskriminimin, profesionalizimin dhe paanshmerinë në shqyrtimin e këtij rasti, e poashtu edhe nga Prokuroria Speciale e Kosovës që të inicojë hetime ,ku për shkak të implikimeve ndryshme, ka dyshime për elemente të veprës penale.

Duke qenë se në këtë Aktvendim janë evidentuar gabimisht faktet, do të kërkojmë nga Gjykata Komerciale e Kosovës të na përfshijë në këtë procedurë si palë me interes duke  na mundësuar qasje dhe prezantim të provave gjatë trajtimit të çështjes nga Dhoma e Shkallës së Dytë.
“Sallahu” Shpk

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka kritikuar Qeverinë e Kosovës…