Salvini urdhëron dëbimin e shqiptarit nga Kosova

09 gusht 2019 | 12:41

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka firmosur për dëbimin e një shqiptari nga Kosova, duke e cilësuar atë si të rrezikshëm. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri Salvini përmes një mesazhi në profilin e tij në “Facebook”.

“Sot kam nënshkruar dekretin për dëbimin e kosovarit 43-vjeçar, M.M., banor afër Siena-s, pjesëtar i një grupi islamik që konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e vendit. Jashtë nga Italia kushdo që dëshiron të na sjellë luftë në shtëpi”, shkruar ministri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur i bindur…