Sami Kurteshin e zë në befasi koalicioni LV-PDK në Gjilan

06 janar 2022 | 14:48

Anëtarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, e ka zënë në befasi arritja e koalicionit qeverisës në Gjilan në mes të LV-së dhe PDK-së.

Ai ka thënë se këtë lajm e ka dëgjuar nga mediet. “Po a, me PDK-në e paskan bo a? Shumë mirë, prej juve po dëgjoj”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk ndodhet në Kosovë.

Kurteshi për “Gazeta Blic”, ka thënë se koalicioni në Gjilan nuk ka mundur të arrihet me parti të tjera, duke përmendur këtu Listën Serbe.

“Më mirë me partitë shqiptare sesa me listën serbe. PDK, LDK, AAK, kushdo qoftë”, ka thënë ai.

Ai nuk ka dashur të komentoj më shumë për akuzat që ka bërë LV-ja dhe ai personalisht ndaj PDK-së në të kaluarën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bëri seks me një të panjohur, burri lind vajzë pas…