Sami Musa zgjedhet deputet në Parlamentin e Hamburgut

25 shkurt 2020 | 00:21

35 vjeçari me prejardhje nga Pozharani i Vitisë së Kosovës është një afarist i sukseshëm në Hamburg. Ai është i biri i aktivistit dhe afaristit të njohur në Gjermani, Xhelil Musa

Sami Musa, është me siguri shqiptari i parë i zgjedhur në Parlamentin e Hamburgut, qytetit të dytë më të madh në Gjermani, pas Berlinit.

Fitoren e tij në zgjedhjet që janë mbajtur dje,  e dielë, 23 shkurt, e ka konfirmuar për albinfo.ch vetë z. Musa.

Ndërsa në llogarinë e tij të ‘Facebook’ ai ka shkruar:

I kam fituar 3661 vota. Falënderoj përzemërsisht secilin garues. Urime secilit deputet të zgjedhur ashtu sikurse edhe atyre që nuk janë zgjedhur. Secili prej jush është angazhuar për demokraci. Uroj po ashtu edhe secilin aktivist të zgjedhjeve dhe të gjithë pjesëmarrësit. Unë mendoj se duhet të jem brenda (në parlament) prandaj falënderoj përzemërisht të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe më kanë zgjedhur”.


35 vjeçari me prejardhje nga Pozharani i Vitisë, Kosovë, është një afarist shumë i sukseshëm në Hamburg. Ai është i biri i aktivistit dhe afaristit të njohur në Hamburg e në gjithë Gjermaninë, Xhelil Musa.

Samiu, në muajin tetor 2019, hyri në listën e Partisë Socialdemokrate (SPD) për të garuar në zgjedhjet e përgjithshme në Hamburg, që u mbajtën dje, më 23 shkurt 2020.

Duke qenë menaxher i sukseshëm i njerit prej hoteleve me te njohura në Hamburg, Sami Musa, tashmë ka një komunikim të veçantë me qytetarë, ai i njeh mirë edhe nevojat e tyre. Qasja e tij pro politikave sociale, e bën Sami Musën të jetë edhe më afër interesave të qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faton Maliqi, që ka studiuar në një nga universitetet më…