Samir Zekiqi përforcon KB Vëllaznimi

03 korrik 2025 | 13:43

Pasi e blindojë me kontratë të re, kapitenin Atik Koshi, KB Vëllaznimi ka bërë një përforcim të madh për edicionin e ri basketbollistik.

Samir Zekiqi që është reprezentues i Kosovës në basketboll është lojtar që e ka përforcuar klubin kuqezi nga Gjakova.

“Të dashur tifozë, anëtari i rregullt i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Zekiqi është transferi ynë i parë vendor për edicionin e ri. Me një karrierë të begatshme, duke u paraqitur në ekipe të ndryshme vendore dhe ekip të fundit Bashkimin, Zekiqi përforcon radhët tona në vazhdën e kompletimit tonë për sezonit të ri. Me përvojën, përgatitjen fizike, mentalitetin prej fituesi dhe mbi të gjitha për angazhimin e jashtëzakonshëm që e karakterizon, djaloshi nga Mitrovica pritet të jetë një prej lojtarëve kyç në arritjen e qëllimeve të Vëllaznimit tonë”, thuhet në njoftimin e Vëllaznimit.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia serbe ka ndaluar 79 persona, përfshirë studentë universitarë, gjatë…