Samiti i sotëm në Paris, improvizim politik online

10 korrik 2020 | 15:23

Analisti politik Faton Abdullahu ka thënë se Samiti i sotëm në Paris ishte improvizim politik online.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se mbajtja e këtij samiti në Paris më së shumti duket se i leverdis qeverisë Hoti, sepse sipas tij, “ky do të jetë rast i volitshëm që më pak mund të fitohet goxha mirë jashtë vendit (online) atë që i mungon asaj brenda vendit -seriozitet e legjitimitet”.

Sipas Abdullahut, nëse nuk do të ketë viza, (as që ka gjasa si duket) mos dhënia e të cilave është diskriminim racial i evropianëve kundër qytetarëve të Kosovës, asgjë tjetër e madhe, as nuk mund të fillohet as të mbarohet nga Franca dhe Gjermania, pa SHBA-në.

“Samiti i Parisit është improvizim, reagim ad hock franko-gjerman për ballkanasit. Edhe forma e saj është si mësimi online në shkolla që bëhej muajve të fundit në botë, sa për të thënë se nuk është ndalë mësimi. Samiti në Paris është dëshmi se BE-ja nuk është unike në të vërtetë vazhdon të jetë e përçarë. Gjithashtu Gjermania dhe Franca kanë qasje ndryshe ndaj Uashingtoni zyrtarë se që e ka Brukseli si tërësi. Kurrë s’kanë qenë këto raporte më të ftohura se tash”, është shprehur ai.

Abdullahu ka pohuar se mbi 200 raste të reja me Covid janë alarm që e duan angazhimin e kryeministrit dhe Qeverisë 100 për qind në Kosovë. “S’ka gjë nga Samiti, na mbyti Covidi dhe qeveria duhet të merret së pari me virusin”, ka thënë ai.

Sipas tij, Grenell e di që BE-ja nuk i ka rendet të japë viza për qytetarët e Kosovës.

“BE-ja dëshiron që viza të mbetet edhe një kartë tjetër me të cilën Brukseli dëshiron të mbetet më i fortë dhe më me ndikim në lojën Kosovë-Serbi. Nëse nuk ka presion nga agjenda e Uashingtonit zyrtarë për ta vazhduar dialogun e filluar në Uashington sa për takimin në Bruksel Qeveria e Kosovës duhet të kërkoj mirëkuptim për shtyrjen e dialogut pasi të menaxhohet dhe përmirësohet pandemia”, ka deklaruar Abdullahu.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten është mbajtur Samiti virutal i Parisit, i iniciuar…